Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka marrë vendimin në lidhje me një lëvizje te Real Madrid dhe ka informuar klubin se ai synon të largohet.
Alexander-Arnold ka qenë një objektiv i madh për Real Madridin gjatë viteve të fundit pasi Los Blancos kërkojnë të përforcojnë krahun e Dani Carvajal.
Marca tani ka zbuluar se Alexander-Arnold i ka bërë të ditur Liverpoolit se ai nuk planifikon të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën e tij në Anfield këtë sezon.
Lojtari anglez thuhet se vendosi t’i tregojë klubit paraprakisht se ai nuk do të rinovojë pasi drejtuesit e Reds donin të gjenin një zgjidhje përfundimtare për situatën e kontratës përpara fillimit të merkatos së janarit.
26-vjeçari kishte opsionin për t’u transferuar në Madrid në merkaton e janarit për një shumë të vogël pasi Liverpool shpresonte të bënte çdo lloj fitimi me largimin e mbrojtësit të krahut.
Megjithatë, ai ka vendosur të mos e bëjë këtë pasi dëshiron të ketë një sezon të duhur lamtumire në Anfield.