“Do të vlente më shumë se çdo trofe”, Bellingham zbulon ëndrrën e madhe

21 Shtator 2024
9:24
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe në futboll.

Lojtari anglez ka pohuar se dëshiron të përfaqësojë kombëtaren e tij së bashku me vëllanë më të vogël Jobe Bellingham.

Ndërsa Jude konsiderohet tashmë si një nga lojtarët më të mirë në planet, Jobe është ende pothuajse në fazën e zhvillimit të karrierës së tij.

18-vjeçari luan me Sunderland në Championship dhe po bën emër.

Jude Bellingham së fundmi zbuloi se ëndërron të përfaqësojë Anglinë me vëllanë e vogël.

Ish-ylli i Borussia Dortmund tha në episodin e fundit të serialit dokumentar “Out of The Floodlights”:

“Për shkak se ne jemi të një moshe të ngjashme dhe kemi luajtur së bashku për kaq gjatë në rrugë, të luaja me vëllanë tim për Anglinë, kjo do të ishte ëndrra më e madhe e jetës sime”.

21-vjeçari shtoi:

“Kjo do të ishte më e rëndësishme se çdo trofe. Sidomos nëse do të arrijmë ta bëjmë vazhdimisht dhe të luajmë në një turne të madh së bashku dhe të fitojmë ndeshje.

“Sinqerisht, asgjë nuk do t’i afrohej kësaj. Asgjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit