Dogana amerikane ndalon pilotin e F1 të marrë pjesë në garën e Las Vegas, shkak bëhet veshja si pizhame

21 Nëntor 2024
9:55
Telesport
back button

Yuki Tsunoda do të jetë rregullisht në pistë këtë fundjavë në timonin e Racing Bulls për të konkurruar në garën e Çmimit të Madh të Las Vegas, por pjesëmarrja e tij ishte në pikëpyetje. Piloti japonez rrezikoi të mos mund të hynte në Amerikë pas kontrolleve doganore, pavarësisht se ai kishte qenë këtë vit aty në garat e Majemit dhe Austin.

Për fat më lejuan të hyja. Kishte shumë diskutime dhe rrezikova të më dërgonin në shtëpi. Është në rregull, por unë jam këtu tani. Më ndaluan dy-tre orë dhe më dukej paksa e çuditshme. Unë u kujdesa për vizat dhe gjithçka tjetër. Në Austin kalova pa probleme, ndaj m’u duk pak e çuditshme të ndalesha dhe pata një debat”, tha Tsunoda.

Tsunoda shpjegoi se nuk kishte udhëtuar me ekipin, gjë që do ta kishte vështirësuar të provonte se kush ishte në kontrolle: “Ishte fizioterapisti im me të cilin po udhëtoja, por kur kalova doganën një punonjës më futi në një dhomë dhe biseduam. E pyeta nëse mund të sillja personin me të cilin udhëtova, i cili ndoshta mund të më ndihmonte të shpjegojë se jam pilot i Formula 1, por nuk më lanë”.

Nuk më lejuan të sillja një mik apo të telefonoja dikë. Doja të telefonoja ekipin ose Formula 1, por asgjë nuk mund të bëhej në atë dhomë. Ndoshta në kontrolle nuk menduan se isha pilot sepse kisha veshur pizhame, por jam i sigurt që doganieri e dinte. Gjatë bisedës më pyeti edhe për rrogën time dhe gjithçka tjetër”, shtoi Tsunoda.

Ishte një gjë e pakëndshme, u ndjeva sikur kisha shumë presion prej tyre pa mundur të them asgjë. Nëse do të kisha thënë ndonjë gjë, do të isha ndjerë edhe më në telashe. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet, por për fat, në fund kalova pa probleme”, deklaroi piloti japonez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit