Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka hedhur në gjyq skuadrën e Manchester City. Anësori 30-vjeçar kërkon të marrë pagat e papaguara nga shtatori 2021 deri në korrik 2023, periudhë kur ai gjykohej për akuza të ndryshme për përdhunim.
Akuza që më pas u rrëzuan, pasi lojtari doli i pafajshëm. Në atë periudhë, lojtari u pezullua nga klubi anglez pa marrë asnjë qindarkë nga rroga e tij. E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar deklaratat e Mendy në sallën e gjyqit.
“Shumë lojtarë të Manchester City kanë marrë pjesë në festat e mia, përfshi edhe kapitenin. Të gjithë kemi pirë alkool dhe të gjithë kemi patur marrëdhënie rastësore me gra të ndryshme, duke shkelur normat anti-Covid”, tha Mendi.
“Ajo që kam bërë nuk mund të justifikohet, por mendoj se jam vënë në shënjestër nga klubi”, tha më tej Mendy, që nga janari doli i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij për dhunim të një vajza minorene dhe dy grave.
“Jam akuzuar për përdhunim dhe ka qenë poshtëruese në publik. Kjo është difrerenca mes meje dhe të tjerëve. Klubi përgatiti një skenar sipas të cilit kam patur marrëdhënie jo korrekte, por s’kam bërë asgjë ndryshe nga të tjerët”, shtoi Mendy.