Doli i teti në renditje, Lewandowski tregohet i sinqertë dhe me klas edhe jashtë fushe!

2 Dhjetor 2019
22:14
back button

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich, ka folur gjatë çmimit të Topi i Artë 2019. Ai u shpreh disi i zhgënjyer për faktin se Szczesny, portieri i Juventusit dhe shoku i tij i ekipit, nuk e fitoi: “Më erdhi keq, por do të jetë për herën tjetër”.

Sakaq, i pyetur për vendin e tetë në renditje, polaku i Bayern pranoi se “nuk jam aspak i zhgënjyer. Kam bërë mirë sezonin e shkuar. Kam respekt të madh për futbollistë si Messi apo Ronaldo dhe ndaj nuk jam i zhgënjyer për renditjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit