Doli nga fusha i gjakosur, Deschamps në ankth për Mbappe: Ka thyer hundën, problemi është vërtet serioz

18 Qershor 2024
8:07
Alfred Lleshi
back button

Franca fitoi minimalisht ndaj Austrisë, por është e shqetësuar për Kylian Mbappé. Kapiteni, autori i krosit që çoi në autogolin e Wober, u largua i gjalosur nga fusha pasi pësoi një goditje të fortë në hundë nga Danso, në një duel ajror.

Pamjet çuan menjëherë në hipotezën e thyerjes së septumit të hundës. Një dëmtim që edhe trajneri Didier Deschamps duket se e ka konfirmuar menjëherë pas ndeshjes, me fjalë të shqetësuara dhe sytë plot tension:

“Me sa duket hunda e Mbappe nuk është aspak në vendin e duhur, do ta shohim. Ky është shqetësimi i madh i kësaj mbrëmjeje, për ne është një problem vërtet serioz”.

Situata – Kylian Mbappé rrezikon të shohë përfundimin e parakohshëm të fazës së grupeve të “Euro 2024” për veten e tij. Lëndimi i hundës do ta detyrojë kampionin që sapo ka nënshkruar me Real Madridin në infermieri, me diagnozën e konfirmuar natën e dëmtimit në hundë.

Pra, hunda e tij është thyer. Ky është buletini mjekësor që ka të bëjë me goditjen e keqe në fytyrë, që pësoi Mbappé në fund të ndeshjes, të cilën “Les Bleus” e fituan minimalisht ndaj Austrisë, në debutimin e tyre në “Euro 2024”.

Gjatë natës, numri 10 i Francës u dërgua në spitalin e Dusseldorfit për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, për të vlerësuar gjendjen reale të tij pas dëmtimit të hundës.

“Le Figaro” saktëson se si Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur se Mbappe nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni, por sulmuesi duhet të pushojë domosdoshmërisht për t’u rikuperuar nga hunda e thyer.

Mbappé u rikthye në grumbullimin e kombëtares së tij dhe pati mundësinë të shfaqej i qetë, pavarësisht ngjarjes së keqe të paplanifikuar që ndodhi, duke postuar në ‘X’: “Disa ide për maska”.

Faza në grupe e Mbappe, siç u përmend, tashmë mund të ketë përfunduar. Pas dëmtimit të hundës në Austri-Francë, xhevahiri transalpin pritet të mungojë në ndeshjet e radhës kundër Holandës dhe Polonisë, të vlefshme për Grupin D, të planifikuara përkatësisht më 21 dhe 25 qershor. Shpresa për Kylian është që “Les Bleus” të kualifikohen, për të qenë sërish në dispozicion nga 1/8 finale e tutje.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit