Doli nga stërvitja me paterica, Ibrahimovic na befason si “sherif”

27 Maj 2020
8:30
Alfred Lleshi
back button

Pardje la me zemër të ngrirë kampin kuqezi, kur u dëmtua dhe doli nga stërviutja me paterica, ndërsa 24 orë më vonë ka treguar se nuk di të ndalet. Ky është gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimovic, edhe pse 38 vjec tashmë. Sulmuesi veteran ka bërë dje një udhëtim hipur mbi motor, bashkë me Hakan Calhanoglu. Ditën e testeve instrumentale, që përjashtuan dëmtimet në tendinën e Akilit, Zlatan Ibrahimovic shfrytëzoi rastin të publikojë foto dhe video në faqen e tij në Instagram, që e portretizojnë si “sherif”, së bashku me shokun e tij të skuadrës. Të dy bashkë ata shijojnë mbi dy goma brigjet e Liqenit të Komos.

Syze dielli, doreza të zeza dhe legjenda legjendare Harley Davidson, që e garanton atë , siç shihet nga fotot, na prezantojnë Ibrën si “pilot” motociklizmi. Mësohet se suedezi dhe Calhanoglu janë miq shumë të ngushtë. “Ditën e parë në Milano, ai u afrua menjëherë dhe më përshëndeti ngrohtësisht, – tha ish-lojtari i Bayer Leverkusen. – Por, ajo që më ka befasuar më shumë është se Ibra mund ta kuptojë turqishten”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit