Dominon CR7, me orën 1.5 milionë euro. Ja çfarë mbajnë në dorë yjet e sportit (fotot)

25 Tetor 2019
13:46
Alfred Lleshi

Ajo që japin në fushat e blerta, është në sytë e të gjithëve; një, ose dy herë në javë. Se çfarë veshin, po ashtu, mund t’i shohësh përditë, ose në raste ceremonish të ndryshme, sidomos kur i organizon UEFA dhe FIFA. Pak më enigmatike mbetet pjesa e aksesorëve të kushtueshëm te yjet e sportit në përgjithësi dhe futbollistët në veçanti. Nuk po flasim për varëse dhe unaza të çmuara, por kryesisht për orat. Një aksesor, që të tillë personazhë VIP e ekspozojnë më së shumti kur pozojnë në reklama të ndryshme, ose në aktivitete josportive. Kuptohet, duke qenë milionerë, ata kanë mundësinë të blejnë jo një, por disa ora të shtrenjta, çmimi i të cilave të lë pa fjalë. 

Ndër to, spikat Cristiano Ronaldo, që ka një koleksion të tërë markash të njohura, ashtu si edhe për makinat luksoze. Më poshtë po ju njohim me orat që kanë disa nga sportistët më të shquar, bashkë me market dhe çmimet e tyre përkatëse në treg. Po ashtu, krahas sportistit, mund të shihni në foto edhe orën përkatëse. Do të zbuloni se CR7 ka një orë (më e shtrenjta) që vlen 1.5 milionë euro, ndërkohë që market më të preferuara janë Rolex, Patek Philippe, Richard Mille dhe Audemars Piguet.

Cristiano Ronaldo ka një “Montres Breguet Touribillon ref 5349 PT”. Vlera e tregut: 720 mijë euro.


Luis Figo ka një orë floriri 18-karatëshe, të markës “Jacob & Co Epic X Chrono”. Vlera e tregut: 40 mijë euro.


Pep Guardiola mban një “Richard Mille RM27-01 Nadal”. Vlera e tregut: 1 milion e 200 mijë euro.


Floyd Mayweather ka një “Chronograph Audemars Piguet Royal Oak” prej ari dhe me 1005 diamante. Vlera e tregut: 270 mijë euro.


Marco Reus ka një “Philippe Patek 5711”. Vlera e tregut: 30 mijë euro.


Karim Benzema mban në dorë një “Batman” të “Rolex GMT-Master II”. Vlera e tregut: 18 mijë euro.


Virgil Van Dijk krenohet me një “Audemars Piguet Royal Oak”. Vlera e tregut: 85 mijë euro.


Lewis Hamilton mban një “Patek Philippe 5740/1 Nautilus”. Vlera e tregut: 200 mijë euro.


Jimmy Butler mban një “Rainbow” nga “Rolex Daytona”. Vlera e tregut: 250 mijë euro.


Robert Lewandowski mban një orë prej ari të bardhë “Patek Philippe Aquanaut 5618G-001”. Vlera e tregut: 60 mijë euro.


Leo Messi mban në dorë një “Jacob & Co Epic SF24 Tourbillon”, prej floriri. Vlera e tregut: 190 mijë euro.


Miralem Pjanic informohet për orën nga një “Patek Philippe 5231J”. Vlera e tregut: 150 mijë euro.


Luka Modric është më modest, mban “Rolex Sky-Dweller 326934”. Vlera e tregut: 23 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një “Rolex GMT-Master II 116769TBR” të zbukuruar me diamante. Vlera e tregut: 500 mijë euro.


Roger Federer ka një “Daytona Rolex”. Vlera e tregut: 40 mijë euro.


LeBron James ka një “Richard Mille RM 11-03 Jean Todt 50th Anniversary”. Vlera e tregut: 350 mijë euro.


Kimi Raikkonen krenohet me një “Richard Mille RM 50-04”. Vlera e tregut: 1 milion euro.


Mohamed Salah mban një “Audermars Piguet Royal Oak Concept Flying Tourbillon GMT”. Vlera e tregut: 170 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një “Montres Breguet Classique Double Tourbillon”. Vlera e tregut: 800 mijë euro.


Gerard Piquè mban një “Chronograph Nateilus Patek Philippe 5980R-001”, prej ari. Vlera e tregut: 120 mijë euro.


Rafael Nadal mban një “Richard Mille RM 27-03 Tourbillon” të personalizuar me emrin e tij. Vlera e tregut: 750 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një “Hublot Masterpiece MP-09 Tourbillon Bi-axis”. Vlera e tregut: një milion euro


Ivan Rakitic mban një “Philatepe Patek 5980 / 1AR-001”. Vlera e tregut: 110 mijë euro


Leo Messi mban një “Jacob & Co Epic X Chrono”, të personalizuar për të. Vlera e tregut: 28 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një “Frank Muller Cintree Tourbillon”. Vlera e tregut: 1 milion e 500 mijë euro

Neymar mban një “Daytona Rolex” me ar të kuq. Vlera e tregut: 37 mijë euro.


Ronaldinho mban në dorë një “Rootbeer” të “GMT-Master II”, prej floriri. Vlera e tregut: 37 mijë euro.


Paul Pogba mban një “Richard Mille RM030″ të bardhë. Vlera e tregut: 140 mijë euro.


Zlatan Ibrahimovic ka pozuar me një “Patek Philippe 5740 Nautilus” të bardhë. Vlera e tregut: 215 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një “Rolex GMT-Master II” prej floriri të verdhë dhe me diamante. Vlera e tregut: 85 mijë euro.


Franck Ribery mban një “Richard Mille RM11-03”. Vlera e tregut: 285 mijë euro.


Lewis Hamilton mban një “Nateilus Patek Philippe 5980-1R”, prej floriri. Vlera e tregut: 175 mijë euro.


Harry Kane mban një “Audermars Piguet Royal Oak”. Vlera e tregut: 86 mijë euro.


Ronaldo (Fenomeni) mban një “Patek Philippe Aquanaut”. Vlera e tregut: 45 mijë euro.

LeBron James ka një “Audemars Piguet Royal Oak Offshore 25th Anniversary Chronograph Tourbillon” prej ari rozë. Vlera e tregut: 310 mijë euro.


Eden Hazard mban një “Cronograph Patek Philippe Nautilus 5980 / 1AR”. Vlera e tregut: 100 mijë euro.


Marcelo mban një “Rolex Oyster Perpetual Submariner Date 40”, prej ari të bardhë. Vlera e tregut: 34 mijë euro.


Cristiano Ronaldo mban një orë me diamante të markës “Bulgari Octo Tourbillon Full Baguette”. Vlera e tregut: 790 mijë euro.


Zlatan Ibrahimovic ka një “Patek Philippe 5980-1R Nautilus”, prej flori. Vlera e tregut: 125 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit