Patrice Evra ka thënë se Manchester United ka paguar një shumë rekord në atë kohë për të blerë Paul Pogba nga Juventus-i vetëm për të poshtëruar Sir Alex Ferguson.
Në podcast-in Stick to Football, Evra tha:
“Manchester United e blenë Pogba sepse donin të poshtëronin Sir Alex Ferguson. I thashë Pogba të mos kthehej atje sepse ai donte Real Madrid-in, dhe Madridi donte atë, por Florentino Perez nuk donte ta paguante atë shumë.
“Menaxherët e tij i telefonuan United, dhe ai nënshkroi me ata pa më thënë mua. Klubi ishte i lumtur sepse po shisnin fanella, sepse fëmijët e adhurojnë Pogba. Ishte më shumë një operacion komercial sesa fushe”, deklaroi Evra.
Paul Pogba u kthye te Manchester United për 89 milionë £, një shumë rekord për kohën,në verën e 2016-ës. Ai u largua nga Djajtë e Kuq gjashtë vite më pas dhe u kthye tek Juventus-i me kosto zero.