Donnarumma e nisi Champions-in në stol, Pochettino jep përgjigjen e papritur

16 Shtator 2021
13:07
Alfred Lleshi
back button

“Ndryshim të dielën në portë? Çdo gjë është e mundur. Vendimet do të merren ndeshje pas ndeshjeje, bazuar në performancën e secilit”. Kjo përgjigje u dha nga Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, duke folur pas barazimit zhgënjyes në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge për dualizmin në portën pariziene midis Keylor Navas dhe Gigio Donnarumma.

Edhe në Belgjikë, portieri i ekipit kombëtar italian, kampion i freskët i Europës, i cili mbërriti si transferim falas nga Milani, mbeti në stol. Deri më tani, Donnarumma ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar në Ligue 1, kundër Clermont.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit