Donnarumma, flet agjenti: Rinovimi me PSG-në ka ngecur. Rikthim në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë…

21 Dhjetor 2024
18:54
Alfred Lleshi
back button

Pamjet e dëmtimit të rëndë të Gianluigi Donnarumma gjatë ndeshjes Monaco-PSG, me një goditje në fytyrë, kanë bërë xhiron e botës. Portieri italian, që nga viti 2021 pjesë e skuadrës pariziene, është në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij. Enzo Raiola, agjenti i ish-lojtarit të Milanit, ka folur për situatën e tij:

“Sa i përket rinovimit me PSG, situata është në pritje. Aktualisht jemi në një moment reflektimi mbi disa aspekte kontraktuale. Do të shohim nëse muajt e ardhshëm do të kemi një marrëveshje. Për momentin gjithçka është pezull. Në një fazë negociatash gjithçka mund të ndodhë, ndaj nuk bëj dot parashikime”.

I pyetur mbi mundësinë e rikthimit në Itali, agjenti u shpreh: “Nuk mund ta përjashtoj kurrë këtë gjë, do të shohim në vitet e ardhshme”.

Prej kohësh, Donnarumma ka qenë objekt kritikash në Francë për disa gabime në fushë. Nëntorin e kaluar, trajneri Luis Enrique e la portierin italian në stol kundër Bayern Munich, një vendim që nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Për momentin, e ardhmja e Donnarumma mbetet e paqartë, me opsione të hapura si vazhdimi me PSG-në, ashtu edhe rikthimi i mundshëm në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit