Donnarumma fut në sherr Pochettino-n me Leonardo-n, zbulohet prapaskena e bujshme

28 Nëntor 2021
9:22
Denis Hakanaj
back button

Donnarumma është kthyer në tokë.

Pas një Europian të fituar si protagonist absolut, te PSG gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Konkurrenca me Keylor Navas është e komplikuar, Pochettino nuk ka ndërmend të heq dorë nga ish-ylli i Real Madrid.

Trajneri argjentinas po i alternon dy portierët dhe kjo situatë nuk pëlqehet aspak nga italiani.

Problemet kryesore të ish-yllit të Milan-it është Pochettino dhe marrëdhënia që trajneri ka me Leonardo-n.

Sipas L’Equipe, në fakt, Poch nuk i ka kërkuar as Donnarumma-n dhe as Sergio Ramos.

Një prapaskenë e bujshme që vë në dukje një mospërputhje në strategjitë e trajnerit dhe drejtorit sportiv të PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit