Italia u mund 0-1 nga Spanja në ndeshjen ne dytë në grup në Euro 2024. Por, më shumë se sa rezultati, ra në sy loja e dobët e skuadrës “azure”, që synon të mbrojë titullin fituar tri vite më parë në Londër.
Kapiteni dhe portieri Gigi Donnarumma bëritë paktën gjashtë ndërhyrje të rëndësishme kundër Spanjës, që penguan një humbje më të thellë të Italisë. Ai është i zhgënjyer si gjithë të tjerët për lojën e dobët të skuadrës së tij.
“Kemi humbur shumë pasime të lehta dhe kemi treguar shumë pak cilësi në fushë. Nëse bëjmë kaq shumë gabime, atëherë skuadra si Spanja nuk falin dhe të ndëshkojnë”, tha portieri i Italisë.
Humbja nuk i ndryshon ambiciet e kualifikimit për Italinë, të cilës i duhet vetëm një barazim kundër Kroacisë për të qenë i sigurt se do të kalojë të paktën si e dyta. “Fati është ende në duart tona”, vazhdoi Donnarumma.
“Ne jemi të zemëruar, por duhet ta përdorim këtë zemërim për ndeshjen e fundit. Le të fashojmë kokën sepse kundër Kroacisë do të duhet ta bëjmë, por ne mund ta bëjmëE dime se duhet të bëjmë shumë më mirë se kjo ndeshje”, tha kapiteni i Italisë.