Donnarumma iu kundërvihet kritikave: Kam shpatulla të gjera, jam i kënaqur me veten time

7 Tetor 2024
13:27
Alfred Lleshi
back button

PSG humbi vendin e parë në Ligue 1, pas barazimit 1-1 kundër Nice. Në fund të ndeshjes foli Gianluigi Donnarumma, i cili pranoi se skuadra e tij ka bërë keq në pjesën e parë, të dominuar nga kuqezinjtë: “Kemi humbur dy pikë, gabuam në pjesën e parë, është mëkat. Në pjesën e dytë loja shkoi më mirë, por qasja nuk ishte e duhura. Ne do të punojmë për t’u përmirësuar”.

I mashtruar nga devijimi i topit drejt portës nga shoku i skuadrës Nuno Mendes, numri një i skuadrës pariziene është imun ndaj kritikave këtë herë, të cilat e shoqëruan edhe javën e kaluar, pas humbjes ndaj Arsenalit në Champions League: “Nuk iu kushtoj vëmendje, i kam supet e gjera, kështu që nuk është ndonjë shqetësim i madh. Jam i kënaqur me veten time dhe me mënyrën se si punojmë me ekipin. Ne do të punojmë për t’u përmirësuar”.

Ish-portieri i Milanit shikon përpara me synimin për ta rifituar shpejt vendin e parë në Ligue 1: “Rruga është ende e gjatë, asgjë nuk ka mbaruar, jemi vetëm në fillim të sezonit. Nuk është problem i madh që e humbëm kreun e renditjes tani. Ne do të përpiqemi të përmirësohemi për ndeshjen e ardhshme”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit