Donnarumma për Luis Enrique: “Ja çfarë thotë kur bën një gabim”

26 Dhjetor 2023
14:00
Denis Hakanaj
back button

Pas një fillimi të pasigurt të sezonit, PSG e ka gjetur rrugën e duhur: së pari në kampionat dhe duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Champions League, puna e Luis Enrique po jep fryte.

Ish-trajneri i Barcelonas ka fituar besimin e ekipit, falë punës së tij të shkëlqyer në fushë dhe ndërtimit të vazhdueshëm të një marrëdhënieje respekti të ndërsjellë me lojtarët e tij.

Vetë Donnarumma rrëfeu aftësitë e mëdha njerëzore të Luis Enrique, jo vetëm si trajner.

Në një intervistë për ‘Le Journal Du Dimanche’, ish-portieri i Milanit foli kështu për trajnerin e tij:

“Për mua është kënaqësi dhe privilegj të jem një nga lojtarët e Luis Enrique. Ai është një trajner i madh që i bën ekipet e tij të luajnë mirë.

“Ai dëshiron që lojtarët e tij të dominojnë dhe të luajnë gjithmonë me topin. Nëse bën një gabim, ai thotë se është normale, nuk je robot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit