Donnarumma tundohet për të luajtur në Premier League, gati oferta nga kampionët e City

22 Korrik 2024
10:36
Telesport
back button

Tundimi për të luajtur në Premier League është i pashmangshëm dhe atij nuk po i reziston dot as portieri italian i PSG, Gianluigi Donnarumma. Ta paktën nuk mund të qëndrojë indifferent, teksa kohët e fundit ka pasur një qasje nga Manchester City, që kërkon një pasues të Ederson, që synon të luajë në Ligën Arabe.

Ky interesim nga ana e “citizens” vjen edhe pas blerjes së portierit rus Sofonov nga ana e PSG. Skuadra e Guardiolës po lëviz në merkato, për të mos u zbuluar nëse Ederson do të dorëzohej para sirenave të mundshme saudite. Prandaj City do të kishte filluar të vlerësonte profilet e përshtatshme dhe ndër to spikat emri i Donnarumma.

Para Euro 2024, Gigio kishte nisur dialogun për një rinovim me PSG-në. Kontrata e tij skadon në vitin 2026 dhe nuk ka ndonjë nxitim të veçantë, por puna duhet të kryhet në kohë. Në fund të sezonit mbërritën sinjale konstruktive nga të dyja palët, pa u arritur një marrëveshje për detajet.

Ndërkohë, PSG ka blerë rusin Sofonov për 20 milionë euro, me idenë për të ngritur nivelin e konkurrencës edhe mes portës, por në Premier League kanë krijuar perspektiva të reja. Donnarumma mbërriti në Paris në vitin 2021, duke u bërë gradualisht një pikë referimi, port e City janë gati ta bëjnë liderin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit