Donte të hakmerrej ndaj Eriksen, më pas ndjeu diçka! “E kuptova se për çfarë kishte nevojë në atë moment…”

9 Mars 2022
20:45
Telesport
back button

Christian Eriksen u rikthye për të luajtur një ndeshje zyrtare si titullar nga fundjava e kaluar, duke e udhehequr Brentfordin drejt suksesit në sfidën delikate të shpëtimit në fushen e Norwich. Dëshmi e madhe e mesfushorit danez, i cili arriti të gjente futbollin e luajtur pas sëmundjes së verës së kaluar që i kishte mbajtur të gjithë pezull.

Asnjë problem për danezin që luan me defibrilator nënlëkuror, edhe pse ka pasur një moment të vogël gjatë një dueli kurioz me një kundërshtar. Imazhet bënë xhiron e botës, për një nga skenat më të bukura të fundjavës.

Ai e projektoi futbollin në mënyrën e tij dhe gjithashtu e bëri të ndihej prania e tij në fushë, duke përdorur mënyra të vështira nëse ishte e nevojshme. Eriksen kundër Norwich mori edhe një karton të verdhë, kur u bë protagonist i një sherri të përsëritur me një kundërshtar.

Duke mbërritur pas Brandon Williams, danezi u përpoq në çdo mënyrë të ndalonte vrapimin e tij, duke e hedhur edhe në tokë. Kur lojtari verdhegjelbër u çlirua nga kontrolli, reagimi i zemëruar: ai u kthye menjëherë dhe dukej gati për të goditur kundershtarin. Megjithatë, duke kuptuar se kishte të bënte me Eriksenin, zemërimi u kthye në një buzëqeshje, me një përqafim të bukur.

Pak ditë më vonë njëri nga dy protagonistët e skenes, Brandon Williams, u kthye për të folur për atë që ndodhi. Klasa e vitit 2000 në pronësi të Manchester United, i huazuar te Norwich shpjegoi ndryshimin e papritur të qëndrimit të tij ndaj Christian Eriksen.

Duke folur për Sky Sports, mbrojtësi tha: “Reagimi? Natyrisht që zgjati vetëm një moment, por ishte instikt”. Pësoi një moment nervozizmi për parregullsinë: “E kalova dhe më pas e ndjeva që më tërhiqte poshtë, kështu që ishim në sulm dhe isha shumë i inatosur”.

Por nervozizmi u shpërbë papritmas kur ai kuptoi se kishte të bënte me Eriksenin: “Unë do te hakmerresha, por e di se çfarë ka kaluar dhe është e pabesueshme ajo që bëri. Dhe tani ai është kthyer. Ishte e veçantë për të që të kthehej në fushë dhe përfshihej përsëri.

Në atë moment ndjeva se ai kishte nevojë për një përqafim. Ajo që ai ndjeu është diçka që askush nuk dëshiron të përballet dhe është e mrekullueshme që ai është kthyer. Ai ka një cilësi të lartë dhe jam i sigurt se do të rikthehem në maja shumë herët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit