Donte të largohej me forcë, Parma merr vendim për Gervinhon

13 Shkurt 2020
18:04
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Gervinho është rikthyer në ekipin e Parmës. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar falje dhe është pranuar në ekip. Ai ka rinisur stërvitjen dhe mund të grumbullohet dhe për ndeshjen kundër Sassuolos. 

32-vjeçari pati përplasje të forta me Parmën, pasi dëshironte një largim drejt Al-Sadd-it në janar. Ai u mundua që të largohej me forcë, madje nuk u stërvit për 3 ditë me Parmën. Ish-lojtari i Romës zgjodhi “forcën” për të zgjidhur kontratën me klubin e Parmës dhe gaboi. 

Trajneri Roberto D’Aversa ka pranuar faljen e lojtarit dhe e ka rikthyer në ekip. Sulmuesi do të vihet sërish në shërbim të skuadrës së Dermakut. Lojtari afrikan mund të penalizohet për sjelljen e tij dhe t’i ketë minutat me pikatore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit