Dorëzohet Vettel: Tani s’kam më asnjë shans

13 Korrik 2019
20:07
Telesport
back button

Sebastian Vettel ka zhgënjyer në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, duke u klasifikuar në vendin e gjashtë me makinën e tij Ferrari. Ai ishte shumë larg edhe shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc, që me “kokëkuqen” tjetër u rendit i treti, duke dueluar fort me dy makinat Mercedes.

Rezultati i sotëm nuk i ka pëlqyer Vettel, që tha: “Makina në provat zyrtare ishte më e shpejtë se në provat e lira dhe ky është një lajm i mirë. Megjithatë, ende nuk arrij të shkoj aty ku dua dhe kjo më pengon të jem i shpejtë”.

Shpresoj që gara të sjellë një ritëm tjetër, në të kundërt do të kem të vështirë të kap edhe podiumin. Do të nisëm pas më të mirëve dhe mund të humbas kohë. Gjithsesi, gara është e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh piloti gjerman.

Gjithsesi, Vettel pranon se për të ky është shansi i fundit për të shpresuar për titullin në Formula 1. “E vështirë të pranosh, por shanset për titull këtë sezon sa vijnë e pakësohen. Sidomos kur sheh se makina nuk është e shpejtë që në provat zyrtare. Gjithsesi, ky sport ka shumë të papritura”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit