Dorival premton: Rinovimi kërkon kohë, në Botëror do të kemi një Brazil më të fortë

11 Tetor 2024
11:09
Telesport
back button

Brazil fitoi sot 2-1 me përmbysje në Kili, një sukses që erdhi në minutën e fundit të ndeshjes dhe që ngjit pesë kampionët e botës në vendin e katërt në renditje në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një sukses i vështirë jashtë fushe, por që kënaq Dorival Junior, trajnerin e Brazilit.

Ne kishim ekuilibër dhe qetësi në lojën tonë. Kemi shkëmbyer një numër të konsiderueshëm pasimesh, duke përmbysur disavantazhin. Gjërat për të cilat është punuar janë bërë të qarta. Ne po përmirësohemi hap pas hapi, me shumë gjëra ende për të rregulluar. Por, pak nga pak, po e gjejmë rrugën”, tha Dorival.

Rinovimi i skuadrës nuk është i lehtë. Kishim vetëm katër lojtarë që luajtën në Botërorin e fundit dhe kjo ndikon. Kjo e bën gjithçka më të vështirë për shkak të ekuilibrit mes rinisë së këtyre djemve dhe përvojës së të tjerëve. Këto ulje-ngritje ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin”, shtoi Dorival Junior.

Më tej, trajneri i Seleçaro tha: “Pas dy vitesh do të arrijmë në Botëror me një ekip të fortë, por do të na duhet të përballemi me disa vështirësi. Gjithçka që kërkohet gradualisht po zhvillohet. Fitorja e sotme ishte një arritje e rëndësishme, por asgjë më shumë. Është shumë pak për atë që duam dhe synojmë. Ne vazhdojmë punën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit