Dortmund feston në fund, Bayern-i tani është vetëm katër pikë larg (Pamjet)

16 Mars 2022
20:31
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionatin gjerman dhe ka rihapur luftën për titull. Verdhezinjtë kanë mundur 1-0 Mainz-in dhe kanë shkuar vetëm katër pikë larg Bayern-it kryesues.

Kur dukej se ndeshja e luajtur në Meë Arena do të mbyllej në barazim pa gola, miqtë kanë arritur ta zhbllokojnë dhe të marrin tri pikë që mund të rezultojnë vendimtare në luftën për titull.

Heroi i sfidës ka qenë belgu Witsel, i cili është harruar nga mbrojtja vendase dhe ka realizuar golin që ka vendosur fatin e takimit në minutën e 87-të.

Pavarësisht pesë minutave shtesë të dhënë nga arbitri kryesore, Borussia ka arritur ta mbrojë avantazhin dhe të shtojë presionin kundër rivalëve bavarezë, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat me dy barazime në dy ndeshjet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit