Dortmund, Haaland mund të largohet në verë. Raiola i gjen ekipin e ri

13 Janar 2021
17:38
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland mund të ketë një skuadër të re verën e ardhshme.

Sipas spanjolles TV3, norvegjezi do të ndryshojë përsëri ekip, duke u larguar nga Borussia Dortmund për të shkuar te një ekip i madh i Europës.

Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit,  po mendon ta dërgojë te Barcelona me synimin për të lidhur marrëdhënie të reja me katalanasit që shumë shpejt do të ndryshojë president dhe bordin drejtues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit