Borussia Dortmund këmbëngul se talenti anglez Jamie Gittens nuk do të largohet me çmim të ulët. Ish-talenti i Manchester Cityt po lidhet me një rikthim në Angli. Chelsea, Liverpool dhe Tottenham po ndjekin të gjithë zhvillimin e Gittens.
Por, BILD raporton se Dortmundi e ka bërë të ditur se anësori nuk do të largohet për më pak se 100 milionë euro. Në vitin 2020, Gittens u transferua nga akademia e Manchester City në BVB për vetëm 90 000 euro. Në garë për të thuhet se janë edhe Paris SAint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Ai ishte protagonist edhe ne Bernabeu duke shenuar ndaj Real Madrid dhe pikerisht pasi trajneri Nuri Sahin e zevendesoi ne minuten e 55 nisen edhe problemet e verdhezinjve.
20 vjecari ka grumbulluar 4 gola dhe 3 asist mes kampionatit dhe Champions League.