Dortmund mbyll 45′ e para me dy gola ndaj Mainz, drejtori sportiv: “Haaland? Mos dëgjoni Raiola, ju jap lajmin zyrtar” (VIDEO)

16 Maj 2021
18:54
Telesport
back button

“Unë ndjehem si papagalli miqësor i Dortmund”, kështu u shpreh drejtori sportiv Zorc para ndeshjes së verdhezinjve ndaj Mainz, e vlefshme dhe tepër e rëndësishme për të mbajtur ende shpresat hapur për të shkuar në Champions.

Skuadra e Haaland & Co është duke fituar pjesën e parë me rezultatin 2-0 me golat e Guerrero dhe Reus, teksa sigurisht e ardhmja e sulmuesit norvegjez ka më shumë rëndësi.

“Unë e kam thënë kudo: Ne jemi ende duke planifikuar të ardhmen me Haaland. Ai do të luajë për ne në sezonin e ri”, tha për “Sky Sport Deutchland” drejtuesi verdhezi.

“Raiola mund të thotë edhe disa herë të tjera atë që do, por ajo që them unë ka më shumë interes”.

Haaland ka një kontratë deri në vitin 2024 me Dortmund por ekziston klauzola prej 75 mln eurosh në verën e vitit 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit