Ylli i Hoffenheim, Max Beier, është pranë një transferimi te Borussia Dortmund këtë verë. Ekipi nën-kampion i Europës konsiderohet favorit për nënshkrimin e talentit gjerman, që ka tërhequr vëmendjen e mjaft kluebeve të tjera.
Sulmuesi 21-vjeçar, që këtë vit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij, është kërkuar edhe në Premier League nga ekipet e Brentford, Chelsea dhe Aston Villa. Gjithsesi, duket se lojtari preferon një aventurë në vendlindje.
Beier, që sezonin e kaluar realizoi 16 gola në Bundesliga në 33 ndeshje në kampionat, konsiderohet si një nga talentet e ardhshëm. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Hoffenheim dhe kostoja e kartonit të tij është 30 milionë euro.
Pas largimit të Fullkrug, skuadra e Borussia Dortmund i ka “hedhur grepat”, duke shpresuar që ta sjellë brenda fillimit të kampionatit në skuadër. Bisedimet vijojnë me intesitet dhe mund të mbyllen brenda kësaj jave.