Dortmund rikthehet në fushë, merret vendimi për Haaland

18 Janar 2020
14:38
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Dortmund do të rikthehet të luajë sot në Bundesligë dhe do të ketë një transfertë delikate kundër Augsburgut. Trajneri Lucien Favre ka vendosur për titullarët që do të hedhë nga minuta e parë në fushën e lojës dhe mungon emri i sulmuesit Erling Haaland. Afrimi i bujshëm i janarit do ta nisë nga stoli. 

Thorgan Hazard, Marco Reus dhe Jadon Sancho do të mbajnë peshën kryesore të sulmit të mbështetur dhe nga Axel Witsel. Lojtari i blerë nga Red Bull Salzburg do të ketë minutat e tij në pjesën e dytë, por duket se nuk ka fituar ende fanellën e titullarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit