Mbrojtësi 22-vjeçar brazilian Yan Couto ka mbërritur sot në Bortmund, ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të firmosë me nënkampionët e Europës së Borussia.
Lojtari në pronësi të Manchester United, dy sezonet e fundit ka luajtur i huazuar te Girona, ku dhe shpërtheu. Vjet, ai realizoi 2 gola në 39 ndeshje zyrtare, duke siguruar edhe një vend në Champion League.
Couto do të luajë këtë sezon në formë huazimi te skuadra gjermane, por me të drejtë blerje të detyrueshme pas një viti. Tarifa e miratuar është 30 milionë euro që do të shkojë në arkën e “citizens”.
Kishte kohë që Borussia ishte interesuar për lojtarin, që nuk u përfshi nga trajneri Pep Guardiola në turneun që po zhvillon në Amerikë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka debutuar edhe me kombëtaren e parë dy vitet e fundit, ku ka luajtur 4 ndeshje.