Dortmund zhgënjen, Haaland shpërthen: Kjo është e tmerrshme

23 Janar 2021
15:47
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka humbur përsëri në Bundesliga dhe është parakaluar nga Borussia M’Gladbach, që ka fituar 4-2 kundër verdhezinjve.

Nuk i ka mjaftuar një dygolësh i të zakonshmit Erling Haaland skuadrës së Terzic për të fituar. Sulmuesi ka shprehur gjithë zemërimin e tij në fund të ndeshjes për rezultatin zhgënjyes.

“Jam i zemëruar. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të stërvitemi”, ka thënë norvegjezi për NRK.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe është e tmerrshme të humbësh kështu. Jam shumë i zemëruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit