“Dortmundi fiton 3-1!” Denisi vuan pasojat e parashikimit, Antoni tradhton Milanin me Real Madridin

4 Qershor 2024
13:52
Telesport
back button

A e meriton Real Madrid të fitojë kaq shumë trofe të Champions League? Sipas gazetarit Denis Hakanaj, jo. Ai nuk dëshiron të jetë kontroversi tipik, por prej javësh ka mbajtur të njëjtin qëndrim në Tryezën Versus përballë gazetarit Anton Cicani, i cili mendon të kundërtën.

Nëse mendoni se dyshja jonë në podkast ka mendime kaq të kundërta për shkak të formatit, e keni gabim. Të tillë janë, si macja me miun.

Një ndjekës në Instagram, madje, na shkroi se Denisi me Antonin i kujtojnë debatet e një veriori me një jugor: nuk kuptohen kurrë. Ndoshta ka kuptim, sepse Denisi ka origjinë nga Shkodra, kurse Antoni nga Korça.

Mes të tjerash, në episodin 7 tëVersus flasim edhe për transferimin e Mbappe në Madrid, gjenialitetin e trajnerit Ancelotti, ndikimin e presidentit Perez, aktualitetin te Bayern, pritshmëritë për yllin Leao dhe të ardhmen e Brojës pas Kampionatit Europian.

Në kanalin tonë në Youtube do të gjeni edhe pjesën e dytë të episodit 7, dedikuar boksit dhe UFC-së. Të ftuarit Rigers Avdo dhe Florian Alla do t’ju hipnotizojnë me informacionet e hollësishme që kanë.

Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj në javët e para të podkastit tonë, theksojmë se podkasti nuk është intervistë televizive apo debat analitik në formë seminari, por një bisedë e çlirët, pa komplekse dhe pa drojën e reagimit të njerëzve. Le ta shijojmë së bashku!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit