Dortmundi mesazh Manchester United për Sancho, e ardhmja e sulmuesit në udhëkryq

7 Qershor 2024
11:11
Telesport
back button

Borussia Dortmund do të tentojë të rikthejë Jadon Sancho te nënkampionët e Europës vetëm nëse Manchester United e vë atë sërish në dispozicion si huazim. Lajmi është konfirmuar sot nga “Daily Mail”.

E ardhmja e Sancho te United është ende e pasigurt, pasi u bllokua të stërvitet me skuadrën nga trajnri Erik ten Hag. Për momentin, trajneri holandez është ende në dytë në “Old Trafford”.

Për pasojë, qëndrimi i Sancho te “djajtë e kuq” pas përfundimit të huazimit duket i vështirë. Ndaj dhe klubet mund të vendosin që të rinovojnë huazmin edhe për një tjetër sezon, ndonëse ekipi anglez kërkon ta shesë përfundimisht.

24-vjeçari anglez bëri paraqitje të mirë pasi iu bashkua Dortmund në huazim në janar. Gjithsesi, skuadra e Bundesligës ka vetëm një buxhet prej 65 milionë eurosh këtë verë, gjë që mund të përjashtojë një marrëveshje të përhershme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit