Dortmundi spektakolar, “shtyp” aspirinat dhe fluturon. Silva debuton me humbje. Katrahurë te fitorja e Werder (VIDEO)

14 Shtator 2019
17:33
back button

Borussia Dortmund duket se këtë sezon nuk ka ndër mend që të bëjë gabimet e të shkuarës, edhe pse është ende herë për të bërë parashikime por fitorja 4-0 ndaj një kundërshtari si Bayer Leverkusen është domethënëse.

Skuadra verdhezi ka dominuar nga fillimi në fund, me talentin Sancho protagonist dhe sekreti i lojës së bukur. Anglezi nuk realizoi gol, megjithatë. Por ai që u ngrit në piedestal ishte Marco Rojs me dygolëshin e tij. Paco Alcacer zhbllokoi sfidën ndërsa në rrjetë e dërgoi topin edhe Guerreiro.

 

Me këtë sukses, skuadra verdhezi ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa ka edhe një humbje veç tre fitoresh. Në ndeshjet e tjera, surpriza vjen nga Augsburg, që ka mundur Frankfurtin 2-1. Andre Silva luajti 90 minuta dhe debutoi, por nuk dha asgjë nga sa pritej.

Borussia M. fitoi në fushën e Koln me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të Plea, ndërsa Mainz mposhti Hertha Berlin 2-1. Sakaq, pas një fundi të tensionuar, Union Berlin, ekipi i ngjitur nga liga e dytë, u mund 2-1 nga Werder Bremen në një sfidë që zgjati thuajse 100 minuta dhe që pati dy kartonë të kuq dhe tre penallti, nga të cilat një e humbur!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit