Douglas Costa me një mrekulli, Juve siguron kualifikimin

6 Nëntor 2019
20:54
back button

Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Lokomotivës së Moskës me golin e Douglas Costa në sekondat e fundit të takimit. Me këtë rezultat, Juve shkon në kuotën e 10 pikëve dhe ka siguruar fazën e nokautit.

Juventusi e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas një goditje dënimi të Cristiano Ronaldo-s në një pozicion tepër të pjerrët, portieri Guilherme ka bërë një gafë trashanike duke lënë topin të kalojë mes këmbëve të tij dhe ishte Ramsey që po shkonte me vrull drejt portës që ka prekur topin për herë të fundit, duke ia “vjedhur” golin sulmuesit portugez.

Megjithatë, Lokomotiva nuk demoralizohet dhe gjen golin e avantazhit në minutën e12’ me Miranchuk, i cili finalizon një aksion të bukur të vendasve. Rusët luajnë më mirë se Juventusi, duke prodhuar më shumë lojë teksa presingu i miqve është i pamjaftueshëm.

Pas pushimit, Lokomotiva ka disa mundësi të mira për të ndëshkuar bardhezinjtë, por fati nuk ishte me ta dhe rregulli i pashkruar i futbollit e thotë qartë se nëse nuk shënon, do ta pësosh.

Douglas Costa ka ndëshkuar vendasit me golin e tij në kohën shtesë duke siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit