Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann, grabitet çifti VIP i Juventusit. Iu merren nga shtëpia mbi 500 mijë euro sende me vlerëë

21 Tetor 2024
9:24
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje e frikshme, pas ndeshjes ndaj Lazios, e cila u shndërrua në makth për mesfushorin e Juventusit, Douglas Luiz dhe të dashurën e tij, yllin e “Juventus Women”, Alisha Lehmann. Sipas raportimeve në Itali, shtëpia e çiftit në zonën “Gran Madre” të Torinos u “kthye përmbys” nga grabitësit.

Pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Lazios, të shtunën, Luiz kishte dalë për një darkë, ndërsa Lehmann ishte e grumbulluar me skuadrën e saj, në prag të ndeshjes ndaj Interit. “Tuttosport” raporton se rreth orës 01:30 të mëngjesit, çifti mori sinjalin e alarmit, se shtëpia e tyre ishte grabitur.

Pasi u kthyen me nxitim, ata zbuluan se hajdutët kishin vjedhur 11 ora luksoze, me vlerë mbi gjysmë milioni euro (500.000 euro), së bashku me disa nga varëset e shtrenjta të Lehmann-it.

Alisha Lehmann

Policia dhe hetuesit mjeko-ligjorë mbërritën në vendngjarje për të kërkuar gjurmë, por grabitësit tashmë ishin zhdukur, duke e lënë çiftin të tronditur dhe të shkatërruar.

Kjo vjedhje tronditëse është e fundit në një varg ngjarjesh të ngjashme të profilit të lartë, që kanë pllakosur prekur lojtarët e Juventusit.

Para Luiz dhe Lehmann, ish-yjet e Juventusit, Moise Kean, Kaio Jorge dhe Ángel Di María kishin qenë të gjithë “viktima” të grabitjeve në shtëpi. Me orët luksoze dhe stolitë e shënjestruara shpesh, këto grabitje duket se synojnë stilin e jetesës ekstravagante të futbollistëve bardhezinj.

Lehmann dhe Luiz, të cilët kohët e fundit rindezën marrëdhënien e tyre, pas takimit të parë më 2021, tani po përballen me pasojat emocionale të incidentit shokues për ta. Marrëdhënia e tyre, e cila është përballur me ulje-ngritjet e saj, tani ka një sfidë të re.

Douglas Luiz

Lajme të tjera

Lajmet e fundit