Gjatë intervistës së dhënë për Tribuna.ua, sulmuesi i Gironas, Artem Dovbyk, i cili është shumë afër transferimit te Roma, foli për të ardhmen e tij si më poshtë:
“Nuk është e vërtetë që transferimi im tek Atletico Madrid është anuluar për shkak të komisioneve të kërkuara nga menaxheri tim. Është gënjeshtër. Së shpejti do të zbuloj të vërtetën”.
Roma ka shtuar presionin në 48 orët e fundit, e bindur se ka bërë lëvizjen vendimtare duke iu afruar klauzolës 40 milionëshe.