Radu Dragusin mund të jetë goditja e merkatos së janarit te Juventusi.
Lajmi vjen nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, e cila raporton se bisedimet ndërmjet klubit bardhezi dhe Tottenham kanë filluar.
Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, është në kërkim të një qendërmbrojtësi në mënyrë urgjente, sepse dëmtimi aktual i Gleison Bremer po sjell probleme të mëdha në ekipin e trajnerit Thiago Motta.
Milan Skriniar është një tjetër emër i përmendur për “Zonjën e vjetër”, por vështirë të largohet nga Parisi.
Dragusin ka ende një lidhje të fortë me torinezët dhe mund të pranonte rikthimin në Serie A. Ideja momentale e Juventusit është për rinovim.