Drama e yllit të Inter-it, zbulimi tronditës: “Doja të tërhiqesha”

8 Maj 2024
14:57
Denis Hakanaj
back button

Gëzimi për titullin e fituar në Serinë A dhe yllin e dytë të Inter-it ka ardhur pas momenteve të para të errëta në karrierë.

Një yll i zikaltërve është rrëfyer dhe ka bërë zbulimin befasues.

Federico Dimarco ka festuar triumfin në kampionat duke publikuar një reel me ngjyra zikaltër në profilin e tij në Instagram. Fjalë dashurie për Inter-in, por edhe një zbulim për fillimet e karrierës:

“Momenti më të vështirë e kemi jetuar në Sion kur kemi humbur fëmijën tonë të parë që duhej të lindte para Nicholas dhe Chloe.

“Kam menduar të tërhiqem nga futbolli kur nuk luaja pothuajse kurrë, as nuk grumbullohesha. Ajo e Sionit ka qenë një zgjedhje personale, duke shkuar kundër rrymës dhe nuk jam i penduar”.

Më pas, Inter-i dhe gëzimet në derbi:

“Është diçka speciale për një interist të shënojë një gol në derbi. Nuk është e lehtë të luash në skuadrën me të cilën je tifoz. Në disa momente, kur fiton je i lumtur, por kur humb ndihesh shumë keq.

“Dimarco tifoz do t’i thoshte Dimarco-s lojtar që të zbriste në fushë dhe të nderonte fanellën. Inter-i duhet trajtuar me delikatesë”, ka përfunduar mbrojtësi zikaltër kampion i freskët i Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit