Drama e yllit të Premier League: Pres me padurim që të mbyllet 2018-ta

14 Dhjetor 2018
14:29
Denis Hakanaj
back button

Fundi i vitit po afron dhe, siç ndodh gjithmonë, është momenti për të bërë bilance. Sigurisht, në futboll bëhet gjithçka më e komplikuar, sepse kur është në mes një top bilanci bëhet në bazë të sezoneve dhe viti i ri vjen gjithmonë në mesin e rrugës së nisur drejt Champions League ose të një lufte të ndezur për mbijetesë.

Ky nuk është rasti i Leicester, që ndodhet në mesin e renditjes së Premier League për momentin. Por viti 2018 nuk mund të konsiderohet si gjithë të tjerët për "Dhelprat". Dhe dikush pret me padurim që të përfundojë. Është e vështirë të mos i kepet të drejtë Kasper Schmeichel, i cili ka përjetuar disa momente të çmendura në harkun e pak muajve dhe që ka mbetur i goditur, ndoshta më shumë se shokët e tjerë të skuadrës, nga vdekja e presidentit Vichai Srivaddhanaprabha.

Danezi ka qenë një nga të parët që ka shkuar ne vendngjarje pas rënies së helikopterit të numrit një të Leicester, ka qenë dëshmitar i disa skenave të tmerrshme dhe ka qenë i detyruar të marrë ndihmën e profesionistëve për të kaluar një traumë që ka lënë një shenjë të thellë brenda tij. Pavarësisht një Botërori të jetuar si protagonist me Danimarkën e tij, viti 2018-të do të zgjasë gjithmonë më shumë se duhet për portierin e "Dhelprave".

"Ka qenë një vit i çuditshëm", ka thënë Schmeichel për "Mirror". "I jashtëzakonshëm në disa aspekte dhe i tmerrshëm në këndvështrime të tjera. Pres me padurim që të përfundojë, në ëmnyrë që të ndërroj faqe dhe të shikoj përpara. Kur të kthej kokën mbrapa, do ta shikoj këtë vit me emocione të kundërta". Veçanërisht për shkak të vdekjes së presidentit, me të cilin ai ishte shumë i lidhur.

"E di se një nga ëndrrat e tij ishte të fitonte një nga kupat kombëtare dhe kjo është një nga pikat ku ne do të përqendrohemi. Do më pëlqente të shkonim sa më larg në kupa dhe të shoh se deri ku mund të arrijmë. Motivimi për të përfaqësuar këtë skuadër dhe familjen e Khun Vichai është shumë i madh", ka thënë Schmeichel.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit