Drama në “Old Trafford”, ja festa prej ultrasish e dy komentatorëve (video)

21 Tetor 2019
10:41
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja Manchester United-Liverpool 1-1, e luajtur dje në “Teatrin e Ëndrrave”, dhuroi emocione të forta. “Djajtë e Kuq” ishin pranë një fitoreje të çmuar, por në fund të sfidës kanë provuar presionin asfiksues të kryesuesve të Premier League, kampionëve të Europës në fuqi. Liverpool dhe Jurgen Klopp kanë evituar me shumë mundim humbjen e parë sezonale në kampionatin anglez. Pati jo pak polemika, falë momenteve të dyshuara të lojës, që mbetën pa sqarim shterrues edhe nga VAR-i. 

Ndërkohë, në shkallët e stadiumit, tifozëritë përjetuan antagonizëm pa fund. Kjo gjë nuk mungoi as në komentimin televiziv të ndeshjes, ku për “Sky Sport”, në mikrofon ishin dy ish-ë të këtyre skuadrave: Gary Neville dhe Jamie Carragher. Në videon shoqëruese të këtij shkrimi, ju mund të shihni si reaguan të dy, në rastin e golave të djeshëm në “Old Trafford”, si ultras të vërtetë…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit