DRAMATIKE NË TURQI: Katër vite pritje, Stambolli bardhezi shpërthen. Zhgënjim total te Galatasaray (VIDEO)

15 Maj 2021
21:45
Telesport
back button

Duheshin 4 vitje pritje për të festuar titullin e 15-të në historinë e Besiktas por ia vlejti. Në Izmir, ndaj Goztepe, skuadra bardhezi arrin të fitojë kampionatin me golin e Ghezzal me penallti në minutën e 62-të dhe të ruajë deri në fund rezultatin 1-2 duke shpërthyer në festë.

Ishte një kampionat i çmendur ai turk, që pa skuadrën e Besiktas me ulje dhe ngritje ashtu si edhe Galatasaray që la shumë pikë gjatë rrugës.

Në fund, renditja çmoi ekipin bardhezi të Stambollit, që nuk e fitonte prej vitit 2017 këtë trofe.

Ndërkohë, Galata arrin 84 pikë po aq sa edhe Besiktasi, por që e dënon 1 gol më pak (diferenca e golave) E shkëputur në vend të tretë dhe me dy pikë larg e mbyll ekipi tjetër i Stambollit, Fenerbahce.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit