Gana nuk ka arritur të kualifikohet për AFCON (Kupa e Kombeve Afrikane) për herë të parë që nga viti 2004 pas barazimit 1-1 kundër Angolës në Luanda. Otto Addo bëri ndryshime në formacionin startues në skuadrën që luajti ndeshjen e fundit të Ganës kundër Sudanit me mbrojtësin e Nations FC, Razak Simpson dhe Michael Baidoo, të cilët luajten titullar për Yjet e Zi.
Abdul Manaf Nurudeen vendos gjithashtu si titullar në porte përpara Lawrence Ati-Zigi. Jordan Ayew hapi rezultatin për Black Stars me një goditje dënimi mahnitëse nga 35 metra jashtë zone, pasi Mohammed Kudus fitoi faullin.
Disa minuta më vonë, Gana u trondit pasi arbitri caktoi një penallti për një faull të Gideon Mensah në zonën e rreptesise. Sidoqoftë, Abdul Manaf Nurudeen, i cili bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar, i mohoi M’Bala Nzola golin e barazimit.
Ebenezer Annan zëvendësoi Abdul Fatawu Issahaku në fillimin e pjesës së dytë përpara se Baidoo gjithashtu të largohej me Ransford Yeboah duke zënë vendin e tij. Pasi u mbroj mirë në pjesën e parë, Angola përfitoi nga mbrojtja e Ganes pjesne e dyte duke gjetur golin e barazimit.
Kudus tentoi në minutën e 71-të por topi doli ngjitur me shtyllën, ndërsa Yjet e Zi vazhduan të kërkonin avantazhin. Gana pati një shans të shkëlqyeshëm minuta më vonë kur Jordan Ayew pasoi per Ransford Yeboah, por përpjekja e tij u neutralizua.
Gana kishte nevojë serish per portierin Manaf Nurudeen në minutat e fundit, kur ai bëri një pritje të shkëlqyer për t’i mohuar Angolës atë që dukej si fitues i sigurt. Gana do të përballet me Nigerin të hënën në ndeshjen e fundit në Akra.