Drejt dështimit transferimi i Stefano Pioli tek Al-Ittihad, trajnerin nuk e bind projekti

9 Korrik 2024
11:27
Telesport
back button

Ardhja e Stefano Pioli në detyrën e trajnerit të ekipit Al-Ittihad mund të dështojë krejt papritur. Deri para pak ditësh dukej se gjithçka ishte e kryer dhe firmat ishin gati, por orët e fundit situata po ndryshon në mënyrë thuajse të papritur.

Siç raporton “Sky Sport”, ish-trajneri i Milan nuk është më i bindur të pranojë ofertën saudite për shkak të problemeve kontraktuale. Dhe, mbi të gjitha, pas dorëheqjes së presidentit dhe ndryshimit të kushteve të caktuara teknike.

Brenda klubit saudit aktualisht mbretëron kaosi. Presidenti Laoy Nazer, i cili kishte zgjedhur trajnerin Pioli, dorëzoi dorëheqjen. “Le Parisien” shprehet se Karim Benzema ka vënë veton, duke refuzuar ardhjen e trajnerit Italian, por këto zëra nuk konfirmohen.

Pas shkarkimit të Gallardos nga detyra, klubi saudit kishte identifikuar Piolin si profilin ideal për të ndërtuar një projekt fitues, por nuk do të jetë kështu. Tani përflitet për një ardhje të mundshme të Lorant Blanc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit