Drejtori i Bayernit flet për të ardhmen e Kimmich: Për të qëndruar dëshiron të dijë emrin e…

30 Mars 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

“Joshua Kimmich na ka thënë qartë se dëshiron të dijë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayernit përpara se të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo në Mynih”. Me këto fjalë të lëshuara në mikrofonat e “SkySport DE”, drejtori sportiv bavarez Max Eberl bëri një bilanc të së ardhmes së mesfushorit gjerman, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025.

“Nëse dëshiron të vazhdojë me ne – vazhdoi ish-trajneri i Leipzig dhe Borussia Moenchengladbach, – i ka dyert e hapura. Fjala e fundit i takon atij. Në çdo rast do të ishte mirë që të mund ta mbyllnim çështjen deri në fund të prillit”. Në gjurmët e tij janë Real Madridi, Barcelona, ​​Manchester United, Chelsea dhe PSG.

Kimmich (29 vjeç) mbërriti te Bayern Munich në verën e vitit 2015 nga Shtutgarti, duke bërë 378 paraqitje dhe shënuar 41 gola deri më tani. Në karrierën e tij arriti të fitojë një Ligë të Kampionëve, një Botëror për Klube, 8 tituj të Bundesligës, një Superkupë Europiane, 3 Kupa Gjermanie dhe 6 Superkupa të Gjermanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit