Drejtori i Juventusit nuk fshihet: Duhet të jemi ekip konkurrues, për titullin kampion

23 Qershor 2025
10:24
Alfred Lleshi
back button

Në përfundim të ndeshjes së fituar thellë kundër Wydad, ja deklaratat e Maurizio Scanavinos, administrator i deleguar i Juventusit, për mikrofonat e DAZN: “Ky është një kompeticion shumë i rëndësishëm, ku marrin pjesë klubet më të mira në botë. Po shohim ndeshje të bukura dhe me surpriza, njësoj si në një Botëror klasik. Do të japim maksimumin për t’i shkuar deri në fund”.

Nga se erdhi konfirmimi i Tudor?
Konfirmimi i Tudor ishte pasojë normale, duke parë paraqitjet në kampionat, me përqendrim dhe shumë energji, përveç vendosmërisë. Ai po rritet nga ndeshja në ndeshje, jemi të kënaqur që do të vazhdojmë me të.

A do të ketë lëvizje në javët në vijim?
Juventusi duhet të jetë konkurrues për titullin. Nisemi nga një bazë e fortë dhe nga djem të rinj, që tani kanë edhe një vit më shumë eksperiencë. Kësaj skuadre do t’i shtohen elementë të rinj, që do të forcojnë boshtin e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit