Drejtori i Milanit “vulos” të ardhmen e Leao, Hernandez dhe Maignan: Pioli? Nuk ka qenë kurrë në rrezik

29 Mars 2024
8:52
Alfred Lleshi
back button

Gjatë një interviste të gjatë me “Gazzetta dello Sport”, CEO i Milanit, Giorgio Furlani, preku shumë tema, duke përfshirë ardhjen e një qendërsulmuesi të ri, të ardhmen e emrave të mëdhenj të kuqezinjve (Leao, Theo dhe Maignan) dhe të trajnerit Pioli.

A jeni gati të shpenzoni 50 milionë për sulmuesin e ri?
Në futboll bëjmë gabimin e madh duke menduar se çmimi i përgjigjet vlerës, por kjo nuk ndodh pothuajse asnjëherë. Tregu i futbollistëve është më joefikasi që ekziston. Ne duam të synojmë vlerën, e cila nuk korrespondon domosdoshmërisht me koston e lojtarit. Duhet të gjejmë lojtarë të tjerë si Pulisic, Loftus… Vetë buxheti varet nga shumë faktorë; nga mënyra se si e mbyllim sezonin apo nga merkatoja e ardhshme. Ne nuk fokusohemi te shifrat, por te përmirësimi i skuadrës.

A do të bashkohet “9” i ri me Leaon, apo do të dëgjoni ndonjë ofertë “të pahijshme” për portugezin?
Rafa ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro. Sidoqoftë, para kësaj ai ka dëshirë të qëndrojë te Milani. Ndihet mirë këtu, duhet të jetë ai që të na e thotë nëse dëshiron një aventurë tjetër, por me të vërtetë nuk e mendon këtë. Leao e di se është idhull te Milani.

A është e njëjta e vërtetë edhe për Theo dhe Maignan?
Ata kanë kontratë deri në qershor 2026. Flitet për shitje ose blerje, por shpesh janë lojtarët ata që vendosin të ardhmen e tyre. Theo dhe Mike janë dy kampionë, shpresojmë që ata të qëndrojnë me ne për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të bëjnë ndryshimin.

Ashtu si Pioli…
Sezoni ynë deri më tani ka qenë i mirë, por ashtu si vitin e kaluar ishte një ekip tjetër që shkoi përtej pritshmërive. Dje Napoli, sot Interi. Pioli ka një histori të qartë pozitive te Milani, ai e ka rikthyer skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe ka fituar titullin. Trajneri kritikohet shpesh, por ai ka arritur rezultate të rëndësishme. Askush nga klubi nuk ka folur ndonjëherë për rrezikun e pankinës. Tani do të ishte jobujare ta vlerësonim në bazë të rrugës së tij të ardhshme në Ligën e Evropës apo rezultatit të derbit, sado i rëndësishëm të jetë.

Mbi rolin e Ibrahimovic…
Kemi një grup që vepron dhe vendos në kolegjialitet të plotë. Marrëdhënia ime me Ibrën është fantastike, jam me fat ta kem afër. Ai është kurioz, njeh shumë realitete, e di se çfarë është futbolli sot. Ne jemi komplementarë. Ai është njeri i fushës, unë jam menaxher. Nuk mund të flas me Maignan me të njëjtën gjuhë si ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit