Drejtori i Xhiros së Italisë pohon: Nisja e edicionit të ri do të bëhet nga Shqipëria, do të zhvillohen 3 etapa

18 Tetor 2024
8:45
Telesport
back button

Ashtu sikurse ishte përfolur edhe më herët, edicioni i radhës së Xhiros së Italisë (2025), një nga 3 turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit, do të nisë nga Shqipëria. Në vendin tonë do të zhvillohen 3 etapa para se turneu të spostohet në Pulia.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i garave të Xhiros së Italisë, Mauro Vegni. Gjithsesi, gjithçka do të bëhet zyrtare më 12 nëntor, kur dhe të bëhet prezantimi i turneut, që do të ketë finishin e tij në Romë.

Ne do të fillojmë edicionin e ri me tre etapa në Shqipëri përpara se të kthehemi në Pulia të Italisë, e cila do të jetë pika më jugore e prekur nga Xhiro”, shpjegoi Vegni në një intervistë për portalin “BiciSport”. Edicioni i radhës do të nisë më 10 maj.

Kështu, pas tri vitesh, sërish turneu italian i biçikletës nis jashtë kufijve të tij, që nga koha kur niste në Hungari, në vitin 2022. Për vendin tonë ky është një lajm i madh, pasi në Shqipëri do të garojnë kampionët e çiklizmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit