Drejtori sportiv i Bayern Munich “hidhëron” tifozerinë mbi planet e merkatos së janarit!

19 Dhjetor 2024
20:00
Telesport
back button

Nëse komentet e drejtuesit te larte te Bayern Munich, Max Eberl, duhen besuar, atëherë mos prisni ndonjë merkato te klubi gjerman në janar. Drejtori sportiv i klubit zbuloi planet për merkaton dimërore përpara ndeshjes së tyre në Bundesligë kundër RB Leipzig të premten mbrëma.

Duke folur në konferencën për shtyp të së enjtes, Eberl tha: “Prioriteti është te transferimet e brendshme, që do të thotë zgjatje e kontratave. Kur të gjithë të jenë në formë, do të kemi edhe më shumë opsione. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me skuadrën.”

Manuel Neuer po hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, por Eberl konfirmoi të enjten se portieri i Bayernit do të zgjasë kontratën e tij me klubin me vetëm detajet përfundimtare të mbetura për t’u sqaruar.

Eberl ka që ekipi i tij po punon gjithashtu për zgjatjen e kontratës së Jamal Musiala, marrëveshja aktuale e të cilit zgjat deri në vitin 2026. Një kontratë e re ka të ngjarë të lidhë 21-vjeçarin deri në vitin 2030, gjë që do ta bënte gjithashtu lojtarin më të paguarin e klubit në histori, duke kaluar Robert Lewandowski dhe Harry Kane.

Gjithashtu në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tyre janë Thomas Müller, Joshua Kimmich, Eric Dier, Leroy Sané dhe Alphonso Davies.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit