Drejtuesit e Bayern Munich në Paris për bisedime sekrete

16 Korrik 2019
22:05
back button

Bayern Munich do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, por pa drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic, i cili ka udhëtuar në Paris për një goditje sekrete në merkato. 

Sipas gjermanes Bild, Brazzo ka udhëtuar ditën e hënë me një avion privat së bashku me shefin e skautëve të bavarezëve Marco Neppe në Paris. 

Takimi thuhet të ketë zgjatur dy-tre orë, më pas janë kthyer në Munich. Megjithatë, se për cilin lojtar bëhet fjalë, akoma nuk është bërë e ditur. 

Thashethemet sugjerojnë se bisedimet janë zhvilluar për shërbimet e Julian Draxler. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit