4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në 12 ndeshje. Ivan Juric me këto statistika nuk mund të jetë trajner i Romës. Klubi verdhekuq e shkarkoi zyrtarisht pas humbjes 3-2 me Bologna.
Pronarët e klubit italian kanë vendosur që ish-trajneri i Veronës dhe Torinos të mos jetë më nën drejtimin e skuadrës, sepse rezultatet flasin kundër tij.
Daniele De Rossi, trajneri i cili u zëvendësua pikërisht nga Juric më 18 shtator, por përmendet si emër që mund të rikthehet. Opsioni tjetër është Roberto Mancini.
“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të jashtëzakonshme dhe me sakrificë për skuadrën. I jemi mirënjohës dhe i urojmë suksese për të ardhmen. Së shpejti do të komunikojmë emrin e trajnerit të ri”, shkruhet në njoftimin e Romës.