“Dreq, po heq dorë nga ty, po më bën të dukem qesharak…”; në Brazil zbulojnë harbimin e radhës të Neymar

28 Nëntor 2023
10:04
Alfred Lleshi
back button

Neymar Jr dhe fjala “party” janë bërë thuajse sinonime. Nuk ka një muaj (dhe pothuajse një javë) që braziliani të mos përfshihet në një të tillë. E fundit supozohet se ka ndodhur këtë të diel, më 26 nëntor, sipas gazetares Fábia Oliveira. Përsëri, në rezidencën e tij në “Mangaritiba”, siç ka ndodhur në shumë raste të tjera.

Në të, si zakonisht, ishin të pranishme disa vajza. Megjithatë, futbollisti që nga fillimi dhe deri në fund ia vuri sytë aktores Nathália Morais. Në fakt, interesimi i tij do të bëhej edhe më i madh kur kuptoi se ajo po e injoronte. Madje thuhet se ka shkuar deri aty sa të thotë: “Dreq, po heq dorë nga ty, po më bën të dukem qesharak” (gjithmonë sipas këtyre informacioneve).

Ky informacion, sipas sulmuesit të dëmtuar brazilian, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Madje, ai nuk ka ngurruar të shkruajë një mesazh të fortë përbri publikimit në Instagram: “Ndaloni së krijuari histori”. Nga ana e saj, aktorja nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje, as ta konfirmojë dhe as ta mohojë.

Kujtojmë se Neymar Jr aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju. Braziliani këputi ligamentet e kryqëzuara të gjurit gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e tij, tetorin e kaluar, dhe nuk do të luajë më për pjesën e mbetur të sezonit.

Përveç kësaj, braziliani sapo është bërë baba i fëmijës së tij të dytë (një vajzë e quajtur Mavie), ndaj shumë e kritikojnë atë që nuk e kalon gjithë kohën me vogëlushen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit