Driblimi i dyfishtë i Ronaldos, që hipnotizoi zikaltrit dhe heshti “San Siro” (video)

7 Tetor 2019
15:37
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo nuk ia doli ta regjistrojë emrin e vet në listën e golashënuesve të derbit të Serie A, Inter-Juventus 1-2, por dha spektakël. Një gol iu anulua atij për pozicion jashtë loje, ndërsa më herët e kishte tronditur traun e portës së Handanovic. Duke e ditur se luante në “skenën” e duhur, se në “San Siro” ishin sytë e gjithë botës, ylli portugez nxori nga repertori i tij veprime mahnitëse, ku përfshihen lëvizjet me trup, driblimet, fintet etj. 

Të gjitha këto ishin hutuese për mbrojtjen zikaltër, e cila gjendej përherë në alarm, kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e merrte topin në këmbë. Mediat spanjolle, kryesisht, i kanë bërë jehonë sot një driblimi të dyfishtë të CR7, që sipas tyre heshti “San Siro” për një moment. Sikurse e shihni edhe në video, fjala është për “hipnotizimin” që ylli i Juventusit i bëri Godín dhe D’Ambrosio, duke ua “zhdukur” topin nëpër këmbët e tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit